Lajme
Ndeshja Zvicër-Kosovë, në fokus të numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
Veç tjerash, mund të lexoni prognozat për rezultatin e ndeshjes, nga personalitete të jetës publike shqiptare dhe zvicerane, si, sportistë, afaristë, artistë etj.
Nesër, më 29 mars, luhet në Cyrih ndeshja e futbollit në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Edhe pse fjala është për një ndeshje miqësore, atë e kanë cilësuar ‘historike’, për faktin se është e para që zhvillohet në mes të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës. Përtej dimensionit historik, kjo ndeshje ka rëndësi për përbërjen e të dy ekipeve: Në “Nati”-n e Zvicrës luajnë të paktën tre futbollistë me rrënjë shqiptare, ndërsa, nga ana tjetër, një numër më i madh se ky i lojtarëve të ekipit kombëtar të Kosovës janë të lindur ose të rritur dhe të formuar pikërisht në Zvicër.
Sigurisht, kjo lidhje e shumëfishtë i jep ndeshjes një vlerë të shtuar, duke e bërë më shumë se një ndeshje të thjeshtë futbolli, një takim emocionues, si për lojtarët, ashtu dhe për shikuesit.
Duke pasur parasysh këtë peshë emocionale të ndeshjes Zvicër-Kosovë, albinfo.ch numrin më të ri të magazinës së saj ia ka kushtuar kësaj ndeshjeje, duke e parë atë nga kënde të ndryshme. Kështu, me këtë rast, krahas përshkrimit të kombëtareve, historive të tyre etj., ne kemi pasqyruar pritjet e shqiptarëve nga Zvicra, atyre nga Kosova si dhe zviceranëve lidhur me ndeshjen.
Prandaj në faqet e magazinës që sapo ka dalë nga shtypi mund të lexoni prognozat që japin për rezultatin e ndeshjes personalitete të jetës publike shqiptare dhe zvicerane, si, sportistë, politikanë, afaristë, artistë etj. Në veçanti interesante janë prononcimet e disa çifteve shqiptare-zvicerane në lidhje me ndeshjen. Prandaj, duke iu referuar lidhjeve që njerëzit e njëjtë kanë me të dyja kombëtaret, në ballinë dhe në editorial kemi vendosur titullin “Një zemër për dy kombëtaret”.
Krahas bllokut tematik kushtuar ndeshjes Zvicër – Kosovë, në këtë numër të revistës mund të lexoni edhe artikuj, intervista, portrete etj. mbi zhvillime dhe personalitete nga kultura, sporti, afarizmi etj.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane