Lajme
Zgjidhet kryesia e re e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri
Të shtunën në Graz të Austrisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Shoqatës se Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri“ në Austri, i cili ka zgjedhur edhe kryesinë e re për mandatin katërvjeçar. Këtë njoftim e ka bërë të ditur ish-kryetarja e deritanishme, Miradije Berisha, në një postim në “Facebook”, raporton albinfo.at.
“E privilegjuar që i shërbeva SHMSH “Naim Frashëri“-it si kryetare e saj. Për punën time katërvjeçare si kryetare e shoqatës, që nuk ishte aspak e lehtë në kohë pandemie të mbahet gjallë shoqata jonë, e për këtë falënderoj për bashkëpunim kryesinë, koleget dhe kolegët e shoqatës. Mirënjohje dhe falënderim për Ministritë e R. Kosovës dhe R. Shqipërisë, mirënjohje dhe falënderim për ambasadat tona në Austri të R. Kosovës dhe R. Shqipërisë. Falënderoj të gjithë donatorët që mbështeten dhe mbështesin shoqatën. Përzemërsisht falënderoj nxënësit dhe shumë respekt për prindërit, që ishin dhe janë një ndër shtylla kryesore e realizimit të të gjitha aktiviteteve, që u mbajtën nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri”, ka shkruar ajo.
Sipas këtij njoftimi, drejtuesit e rinj të shoqatës janë si në vijim, përcjell albinfo.at.
Drejtuesit e rinj:
- Antigone Elshani, kryetare, Austri e Ulët
- Qefsere Demaj, nënkryetare, Satzburg
- Laureta Rungaja, sekretare, Voralbeg
- Xheva Lajiqi, arkëtare, Steiermark
- Ksanthipi Fecani, anëtare, Steiermark
Ky takim u shfrytëzua edhe për shpërndarjen e librave që na arritën nga MPJD.
Në fund të takimit u organizua edhe një ceremoni falënderimi për mësuesen Bukurie Limani, e cila pak kohë më parë doli në pension. Ajo dha kontribut të rëndësishëm për dy dekada në mësimin e gjuhës shqipe me nxënës shqiptarë në Graz.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha