Futboll

Anglia mund Zvicrën, asistoi Shaqiri

Anglia ka mundur Zvicrën në miqësoren e zhvilluar në Londër

Anglia shënoi fitore ndaj Zvicrës me rezultat 2:1, në miqësoren që u zhvillua në Londër., shkruan albinfo.ch.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Embolo me kokë, pas një asistimi të bukur nga Xherdan Shaqiri. Kjo ndodhi në minutën e 22-të. Anglia kundërpërgjigjet me anë të mbrojtësit të majtë, Luke Shaw, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 45-të, kurse golin e fitores e realizoi Harry Kane në minutën e 78-të.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën nga fillimi. Shaqiri luajti 80 minuta, ndërsa Andi Zeqiri hyri në lojë në minutën e 62-të.

Zvicra më 29 mars do të ndeshet me Kosovën, në një miqësore që zhvillohet në Cyrih nga ora 18:00.