Kriza në Ukrainë

Biden e quan Putinin “kasap” të luftës

I pyetur nga një gazetar në një takim me refugjatët ukrainas në stadiumin kombëtar të Varshavës, se çfarë mendon për Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “kasap”, duke ju referuar luftës brutale të agresionit rus në Ukrainë.

Në një takim me refugjatët ukrainas në stadiumin kombëtar të Varshavës të shtunën, një gazetar e pyeti Biden se çfarë mendonte për Putinin duke pasur parasysh fatin e refugjatëve. “Ai është një kasap” është përgjigjur Biden, transmeton albinfo.ch.

Fjala në gjuhën angleze “Butcher” mund të përkthehet edhe me fjalën gjermane “Metzger”, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve dpa.de.

Biden ka vizituar stadiumin në fjalë gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Poloni për të marrë një ide më nga terreni rreth përpjekjeve të ndihmës për refugjatët dhe për të folur me vetë ukrainasit.

Më pas Biden ka pasur në plan të mbante një fjalim në Varshavë për luftën në Ukrainë.