Lajme
“Shumë zviceranë duan të strehojnë vetëm gra të reja, të bukura, ukrainase”
"Jo të gjithë refugjatët ukrainas përjetojnë të njëjtën mikpritje. "Burrat e moshuar, myslimanët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara pranohen me vështirësi ose fare"
Që nga fillimi i luftës, nëna vetushqyese e fëmijëve Sigita Barvida (40) nga Cyrihu ka pranuar vullnetarisht refugjatë dhe i ka vendosur privatisht në familjet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Por strehimi i tyre nuk ka funksionuar njësoj për të gjithë.
“Burrat e moshuar, familjet myslimane dhe personat me aftësi të kufizuara pothuajse asnjëherë nuk i duan në shtëpitë e tyre. Ata pothuajse gjithmonë përfundojnë në qendrën e azilit”, thotë Barvida.
Ajo ka pasur shumë raste në të cilat refugjatët janë refuzuar nga familjet zvicerane, shkruan 20minuten.ch. “Ishte një familje me një fëmijë me sindromën Down. Për shkak se askush nuk donte t’i merrte, ata përfunduan në një hotel, ku prej dy javësh prisnin një tjetër akomodim. Nëse nuk gjejnë strehim të përhershëm deri të premten, duhet të shkojnë në qendrën e azilit”.
“Shumë njerëz duan refugjatë që nuk shkaktojnë telashe”
Një çift tjetër ka ardhur në Zvicër me fëmijën e tyre të verbër. “Njerëzit te të cilët kërkova strehim, refuzuan me arsyetimin se jetojnë në katin e dytë dhe kishin frikë se fëmija i verbër mund të rrëzohej nga shkallët”. Dhe, kur ajo po kërkonte një vend për të qëndruar për një familje myslimane, përgjigja ishte: “Ato mbajnë shami – kjo mund të shkaktojë probleme me fëmijët e mi”.
Për Barvidën, këto janë justifikime të ulëta, përcjell albinfo.ch. “Njerëzit duan të pranojnë refugjatë që shkaktojnë sa më pak telashe që të jetë e mundur dhe që korrespondojnë me idealin që ata kanë në mendje për një refugjat ukrainas. Ata, pra, kanë idenë romantike të gruas ukrainase, të re, të bukur, me një fëmijë, e cila, në rastin ideal edhe gatuan ose pastron në shtëpi”.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch