Lajme

Rihapet bursa ruse, ‘Gazprom’ rrit aksionet

Vlera e aksioneve u rrit teksa treguesi i bursës u rrit me 11 për qind.

Bursa e Moskës rifilloi veprimet ditën e enjte, me shit-blerjen e aksioneve, një proces i ndalur pak ditë pas nisjes së operacionit special ushtarak, siç e quan Kremlini ndërhyrjen në Ukrainë, përcjell Albinfo.ch.

Kështu, aksionet e gjigantit të gazit “Gazprom” sipas Euronews, u rritën me 20 për qind që në hapje të tregut të këmbimit, ndërsa ato të kompanive të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil” u rritën me 19 për qind.

Ndërkohë, çmimi i naftës mbeti pezull në 121 dollarë për fuçi. Një rikuperim, ndonëse modest, përjetoi edhe rubla ruse.