Lajme

Sekuestrimi i aseteve ruse arrin në 5.75 miliardë franga në Zvicër

Autoritetet zvicerane deri më tani kanë ngrirë rreth 5.75 miliardë franga të aseteve të sanksionuara të oligarkëve rusë, me totalin që pritet të rritet, ndërsa Bashkimi Evropian shpall masa të mëtejshme, përcjell albinfo.ch.

Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco), departamenti qeveritar përgjegjës për trajtimin e sanksioneve, njoftoi shifrën të enjten.

Totali i aseteve të bllokuara përfshin prona në rajone turistike, por Seco nuk pranoi të jepte ndonjë detaj për individët e prekur.

Erwin Bollinger, kreu i departamentit të Marrëdhënieve Ekonomike Dypalëshe të Seco-s, tha se asetet janë ngrirë, por nuk janë konfiskuar, pasi nuk ka bazë ligjore për të hequr të drejtat e pronësisë.

Kjo do të thotë, në fakt, se paratë dhe prona nuk mund të transferohen, të shiten ose të përdoren si kolateral për kredi. Seco po punon me kantonet për të identifikuar pronat në pronësi ruse, në regjistrat e tokës, përcjell tutje albinfo.ch.