Lajme

Gjermania kërkon shpërndarje të barabartë të refugjatëve ukrainas

Ministrja e brendshme gjermane foli se si refugjatët mund të gjejnë mbrojtje edhe në vende jashtë BE-së si Kanadaja, SHBA dhe Japonia

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, deklaroi se një shpërndarje e barabartë e ukrainasve që ikin nga lufta brenda Bashkimit Evropian është një përparësi kryesore dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të respektojnë marrëveshjen e pritjes së refugjatëve.

”Kjo marrëveshje  duhet të zbatohet bashkërisht nga të gjithë”, tha Faeser për grupin gjerman të medias RDN, duke shtuar se ajo ishte mbështetur në thirrjet e saj nga Franca dhe Polonia, ndërsa kjo e fundit priti më shumë se dy milionë refugjatë nga Ukraina fqinje.

Ministrja deklaroi se do të diskutojë  me homologët e saj të G7-s se “si refugjatët mund të gjejnë mbrojtje edhe në vende jashtë BE-së, si Kanadaja, SHBA dhe Japonia”.

Duke iu drejtuar Parlamentit gjerman, kancelari Olaf Scholz tha se ende nuk ishte plotësisht e qartë se sa gra, burra dhe fëmijë kishin ikur nga Ukraina pas pushtimit rus.

“Gjithçka që dimë është se do të ketë shumë. Refugjatët janë të mirëpritur këtu te ne”,  theksoi ai.