Lajme
Scholz: Evropa nuk mund t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia shpejt
Kancelari Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia brenda natës. Ai tha se veprimet e ngutshme do të rrezikonin qindra-mijëra vende pune dhe industri të ndryshme. Por, udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij dhe blloku evropian do ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Në një fjalim në Parlamentin gjerman, zoti Scholz i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Ukrainën e siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Në fjalimin e tij gjatë një seance parlamentare për buxhetin, kancelari gjerman Olaf Scholz foli me një ton të kujdesshëm rreth varësisë energjetike të Gjermanisë nga Rusia, një qasje ndryshe prej disa ministrave të tij, të cilët e kanë lënë hapur mundësinë e sanksioneve kundër energjisë ruse, për ta ndëshkuar Moskën për sulmin ndaj Ukrainës.
“Ne do t’i japim fund kësaj varësie, sa më shpejt që është e mundur. Por nëse e bëjmë këtë brenda ditës, vendin tonë dhe Evropën e zhysim në recesion. Do të rrezikohen qindra mijëra vende pune. Të gjitha degët e industrisë do të rrezikohen. Sanksionet nuk duhet të dëmtojnë vendet evropiane më shumë se sa udhëheqjen ruse”, tha zoti Scholz në Parlamentin gjerman.
Kancelari e siguroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili foli para Bundestagut javën që shkoi, se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për vendin e tij. Zoti Scholz paralajmëroi ashpërsim të sanksioneve, të cilat, sipas tij, kanë filluar të ndihen në Rusi, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Pasi mori pushtetin në dhjetor të vitit të kaluar, programi i zotit Scholz ishte i përqendruar kryesisht në çështje të brendshme. Por, kriza në Ukrainë ndryshoi orientimin e tij drejt një politike të jashtme të sigurt, që u pasua me një rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake.
“Lufta po e shkatërron Ukrainën. Por me këtë luftë, Putini po e shkatërron edhe të ardhmen e Rusisë“, tha kancelari gjerman para ligjvënësve.
Zoti Scholz ripohoi angazhimin e vendit të tij për të ndihmuar refugjatët ukrainas, ndërsa tha se Gjermania do të shpenzojë më shumë para për të mbuluar humbjet e vendit nga sanksionet kundër Moskës.
Në kuadër të strategjisë së tij për siguruar paqen rajonale, zoti Scholz tha se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me bllokun sa më shpejt që është e mundur.
Kancelari përsëriti zotimin se në bashkëpunim me partnerët e tjerë të NATO-s do të rriten shpenzimet e mbrojtjes.
Zoti Scholz vazhdon të refuzojë mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës, duke thënë se aleanca e NATO-s nuk do të bëhet palë në luftë./VOA
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës