Futboll

Sfida speciale për Xhakën, e 100-ta kundër Kosovës

Një sfidë speciale për mesfushorin shqiptar, që aktivizohet për Zvicrën

Zvicra dhe Kosova do të përballen më 29 mars, në miqësoren e parë mes këtyre dy përfaqësueseve, shkruan albinfo.ch.

Kjo është një ndeshje speciale, duke marrë parasysh lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, apo ata që kanë lindur në Zvicër dhe luajnë për Kosovën, pa harruar edhe numrin e madh të diasporës nga Kosova që jetojnë në Zvicër.

Por, kjo sfidë do të jetë spciale edhe për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka. “Ndeshja ime e 100-të kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës. Mezi po e pres me padurim këtë lojë, do të kënaqem. Miqtë, familjet do të jenë atje, priten shumë shikues. Për mua duhet të jetë kënaqësi – po, dua vetëm ta shijoj”, është shprehur Xhaka.