Lajme
Zvicra pritet të heqë më 1 prill detyrimin e maskës në transportin publik
"Nëse situata epidemiologjike e lejon, rregullorja e Covid 19 do të skadojë automatikisht më 1 prill. Për këtë nuk kërkohet konsultim i mëtejshëm i kantoneve"
Nga 1 prilli, Këshilli Federal, sipas paralajmërimeve të bëra më 16 shkurt, pritet të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në transportin publik dhe detyrimin për izolim, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë që njerëzit që kanë rezultuar pozitivë, veç tjerash, do të mund të jenë në mes njerëzve.
Po kështu, grupi i punës për Covid (Task Forca) do të shpërbëhet në fund të marsit.
Pra, nëse gjërat shkojnë sipas planit të Këshillit Federal, masat e fundit do të merren për dhjetë ditë.
Këshilli Federal do të analizojë zhvillimin në fund të muajit dhe do të japë informacion se si të vazhdohet, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) e pyetur nëse këto masa do të hiqen, siç është planifikuar.
“Nëse situata epidemiologjike e lejon, rregullorja e Covid 19 do të skadojë automatikisht më 1 prill”, transmeton albinfo.ch. Për këtë nuk kërkohet konsultim i mëtejshëm i kantoneve. Ato më pas mund të miratojnë masa mbrojtëse ndaj Covid me autoritetin e tyre.
Përfaqësuesi i BAG, Mathys në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se, sipas këndvështrimit mjekësor, mbajtja e maskës garanton mbrojtje të mirë nga infeksioni. Por, ka shtuar ai, fjala e fundit për ose kundër heqjes së detyrimit të maskës, i mbetet Qeverisë Federale. “Ajo mban parasysh edhe aspekte të tjera, krahas atij shëndetësor”, ka thënë Mathys.
Por, jo të gjithë i mirëpresin këto plane. Drejtoresha e Shëndetësisë e Cyrihut Natalie Rickli ka bërë thirrje që të vazhdohet detyrimi për maskë. Mjeku i lartë i kantonit paralajmëron gjithashtu për kujdes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha