Futboll
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës: Miqësoret na shërbejnë të njihemi dhe të përgatitemi për Ligën e Kombeve
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka mbajtur sot konferencën e parë për media para dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih. Giresse ka thënë se ky grumbullim do t’i shërbejë për t’u njoftuar me lojtarët dhe më pas do ta ketë më të lehtë të flasë edhe për objektivat e ekipit.
“Parasegjithash ky grumbullim ka rëndësi për mua, ngase do të kem mundësinë të njihem për së afërmi më lojtarët dhe pastaj do të njoftohemi së bashku edhe me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitetet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën. Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes”, tha Giresse.
Ai ka thënë se dy miqësoret e këtij muaji do t’i shërbejnë atij për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin në muajin qershor.
“Është hera ime e parë që do të jem në krye të ekipit. Këto dy ndeshje do të na ndihmojnë t’i shohim lojtarët dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Në Ligën e Kombeve do të futemi me ambicie maksimale dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë shumë në atë drejtim”, theksoi tutje Giresse.
Ai ka thënë se i ka shikuar ndeshjet e Kosovës dhe konsideron se Kosova ka lojtarë të kualitetit të lartë, por që duhet të vendoset rregull dhe harmoni brenda ekipit, në mënyrë që të arrihen edhe rezultatet positive.
Giresse duke folur për përballjen me Zvicrën, ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme të përballet me kundërshtar të tillë.
“Zvicra vitet e fundit është në top-formë dhe është një ndeshje shumë interesante dhe e mirë për ta parë veten se ku jemi. Në të njëjtën kohë është një matës i mirë për ta parë veten se ku jemi në krahasim me ekipet më të mëdha se ne”, tha Giresse.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun Më shumë se 20 centimetra borë në qytetet zvicerane ...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër