Shqipëria

Shqipëri: 48 raste të reja me COVID-19

48 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa nuk është shënuar humbje jete nga ky virus.

Rastet e reja dolën nga 864 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 45 të shëruar. Që prej fillimit të testimeve për COVID në vend, janë regjistruar 268,984 raste shërimi nga COVID.

Në Shqipëri janë aktualisht 617 qytetarë të infektuar me COVID-19.

31 persona janë të shtruar në spitale, 6 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.