Lajme
Australia ndalon eksportet e aluminit në Rusi
Australia ka vendosur të ndalojë eksportet e aluminit dhe xeheve të saj në Rusi.
Siç njofton Qeveria australiane, ky ndalim është si pjesë e sanksioneve kundër Moskës pas agresionit ushtarak në Ukrainë.
“Rusia mbështetet te Australia për gati 20 për qind të nevojave të saj për alumin. Qeveria do të punojë ngushtë me eksportuesit dhe organet kryesore që do të preken nga kufizimi për të gjetur dhe zgjeruar tregjet ekzistuese”, thuhet në njoftim.
Masa do të kufizojë kapacitetin e Rusisë për të prodhuar alumin, i cili është një eksportues i rëndësishëm për vendin.
Gjiganti anglo-australian i minierave Rio Tinto zotëron 80 për qind të aksioneve në Queensland Alumina, së bashku me Rusal International PJSC, si prodhuesi i dytë më i madh i aluminit në botë.
Javën e kaluar Australia vendosi sanksione ndaj dy biznesmenëve rusë që kanë lidhje me industrinë e minerare, njëri prej tyre është miliarderi Oleg Deripaska, i cili mban aksione në Queensland Alumina.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor