Lajme
Kantonet e Zvicrës presin 250,000 deri në 300,000 refugjatë deri në fund të vitit
Ministrja Keller-Sutter pret 50,000 refugjatë deri në qershor, ndërsa kantonet, të cilat strehojnë pjesën më të madhe të refugjatëve, supozojnë deri në 300,000
Numri i refugjatëve nga Ukraina që vijnë në Zvicër mund të jetë shumë më i lartë se sa supozohej më parë. Zvicra do të përjetojë fluksin më të madh të refugjatëve në dekada, ka shkruar sot “NZZ am Sonntag”.
Edhe pse ministrja federale, Karin Keller-Sutter, pret rreth 50,000 refugjatë deri në qershor, kantonet, të cilat do të strehojnë një pjesë të madhe të refugjatëve, supozojnë 250,000 deri në 300,000 refugjatë deri në fund të vitit.
Aktualisht nga Ukraina vijnë në Zvicër për çdo ditë nga 500 deri në 1000 refugjatë, transmeton albinfo.ch. Kantonet duhet të përshtaten me këtë situatë, është shprehur Marcel Suter, kryetar i autoriteteve kantonale të migracionit.
Në këtë fluks refugjatësh, edhe shkollat po përballen me një sfidë të madhe. Që të mund ta menaxhojnë integrimin e fëmijëve refugjatë ukrainas, është “absolutisht e nevojshme” të kemi burime dhe mbështetje shtesë, thotë profesoresha e Universitetit ETH, Elsbeth Stern, për gazetën “SonntagZeitung”.
Pranimi i fëmijëve refugjatë që nuk kuptojnë asnjërën nga gjuhët kombëtare të Zvicrës i çon shkollat në kufijtë e kapaciteteve të tyre.
Sipas “NZZ am Sonntag” dhe “Le Matin Dimanche”, Dagmar Rösler, kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Zvicrës, pret një rritje prej 5 deri në 10 për qind të numrit të fëmijëve në shkolla në disa kantone, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë që mesatarisht një ose dy fëmijë ukrainas së shpejti do të mund të ulen në shumë klasa. Duhet të mendohet edhe për përkujdesjen psikologjike të këtyre fëmijëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca