Kriza në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë publikon numrat emergjentë për Ukrainë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur qasjen në profilet e saj në Facebook dhe Twitter, përcjell Albinfo.ch.

“Shtetasit shqiptarë, të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit  +7 929 968 05 38 “.
Për të kontaktuar me Ambasadën, qytetarët mund të përdorin adresën e postës elektronike: [email protected] si dhe mund të telefonojnë në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53”, thuhet në njoftim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.