Futboll
Trajneri i Zvicrës flet për përballjen me Kosovën, pret ndeshje miqësore në fushë dhe tribuna
Zvicra dhe Kosova do të përballen në Cyrih më 29 Mars, në një ndeshje miqësore
Ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës po afrohet. Ky takim pritet me interesim të madh, sidomos nga numri i madh i diasporës shqiptare në Zvicër. Kjo është hera e parë që luajnë këto dy Përfaqësuese, shkruan albinfo.ch.
Para takimit ka folur përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin. “Shumë nga të përfshirët në listë kanë një marrëdhënie të veçantë me vendin tjetër. Ne kemi lojtarë me rrënjë në Kosovë, Kosova ka lojtarë që janë rritur në Zvicër dhe janë stërvitur këtu. Përveç rëndësisë sportive, loja kundër Kosovës duhet të jetë edhe lojë miqësie – në tribuna dhe në fushë”, u shpreh Yakin.
“Të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur. Unë i bleva 70 bileta për miqtë e mi dhe një pjesë të madhe të tyre ua dhashë miqve të mi me prejardhje shqiptare”.
Tutje, tekniku zviceran nënvizoi se do ketë rivalitet, por vetëm në aspektin sportiv dhe jo politik.
“Natyrisht se do të ketë rivalitet, por rivalitet sportiv jo politik. Do të jetë një përvojë miqësore, një ndeshje miqësore. Futbolli në veçanti i afron njerëzit njëri me tjetrin dhe këtë duam ta përjetojmë ne në fushën e futbollit mes futbollistëve dhe tifozëve po ashtu”, deklaroi ai.
Kapiten ndaj Kosovës do të jetë Granit Xhaka. “E kam vizituar Xhakën javën e shkuar në Londër dhe ishim në darkë së bashku. Është shumë e rëndësishme që patëm një bisedë të afërt. Në formën që është aktualisht, ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin tonë në këto dy ndeshje”, ka thënë Yakin, i cili foli edhe për transferimin e Shaqirit në SHBA. “Shaqiri i pati ndeshjet e tij si kapiten, e mori përgjegjësinë dhe ishte i mirë. Por, nuk është kjo e rëndësishme për shkak se dua që të gjithë lojtarët të kenë përgjegjësi. Kalimin e tij në MLS e shoh si shumë pozitiv. Shaqiri ka luajtur në ekipe të mëdha, por kurrë nuk e kishte ritmin. Tani në Chicago po luan me pasion dhe ka marrë përgjegjësi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës