Lajme
Kreu i vaksinimit: “Në Zvicër, aktualisht nuk ka nevojë për dozën e katërt”
Shefi i EKIF, Christoph Berger: “Edhe te personat mbi 65 vjeç, ne nuk shohim ndonjë rënie sa i përket mbrojtjes së fituar tashmë përmes vaksinimit”
“Për momentin, popullata nuk ka nevojë për një dozë shtesë (të katërt) tëvaksinimi, madje as të moshuarit”, transmeton albinfo.ch. Kështu ka thënë presidenti i Ekif (Autoriteti Federal për Vaksinim) Christoph Berger për SRF News.
“Edhe pse kemi një numër të madh të rasteve të infeksionit, kemi edhe imunitet të lartë në popullatë. Shtrirjet në spital kanë shënuar një rritje por të moderuar,” thotë Berger.
Kushdo që është vaksinuar dy herë për imunizimin bazë dhe ka marrë edhe vaksinën përforcuese (të tretën), ka mbrojtje të mirë kundër rrjedhës së rëndë të sëmundjes.
“Edhe te personat mbi 65 vjeç, ne nuk shohim ndonjë rënie sa i përket mbrojtjes së fituar tashmë përmes vaksinimit”.
Ai mendon se përforcuesi (vaksina e katërt) nuk do të jetë problem në Zvicër deri në vjeshtë. Dhe edhe atëherë jo për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha