Kosova
Tetë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin e Londrës
Në mesin e 111 vende të ndryshme të botës, Kosova do të marrin pjesë në Panairin “International Food&Drink Event 2022” në Londër

Bëhet e ditur se nga 111 vende të ndryshme të botës që do të marrin pjesë në këtë panair, tetë kompani nga Kosova që merren me prodhimin e produkteve ushqimore dhe pijeve do të marrin pjesë në “International Food&Drink Event 2022”, që do të mbahet në Londër të Anglisë nga data 21 deri 23 mars 2022, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky panair me traditë 40-vjeçare shtrihet në një sipërfaqe prej 100,000 m2 dhe pritet të vizitohet nga rreth 30,000 profesionistë të ushqimit dhe pijeve. Brenda këtij panairi, shtandi i Kosovës ka një hapësirë prej 90 m2.
Në këtë panair kompanitë nga Kosova do të prezantojnë produktet e tyre, njëherësh do të kenë mundësi të krijojnë bashkëpunime me kompani të tjera, me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja për eksport.
Pjesëmarrja në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Kompanitë kosovare që do të prezantojnë prodhimet në këtë panair janë: FRUTEX, MOEA, EGI GROUP, EURO FOOD, ABI ELIF 19, ESSI, FUNGO DHE CAMEL. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara Nëse një makinë nuk pranon një monedhë, legjenda thotë se fërkimi i së njëjtës monedhë në...
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë
-
5 vjet pas Covid-19 Berset bën një bilanc: Gabimet ishin të pashmangshme
-
Plani i Swiss Rail për lidhje me Londrën dhe Barcelonën