Kosova
Kurti për televizionin zviceran: Kosova nuk ka frikë nga ajo që po ndodh në Ukrainë
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dha një intervistë ekskluzive për televizionin zviceran, duke trajtuar shumë tema që e preokupojnë aktualisht Kosovën.
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë foli për shumë tema, duke dhënë një intervistë ekskluzive televizionit të mediumit zviceran “Blick”, transmeton albinfo.ch.
Tema që kishte shtrirje më shumë, ishte situata e luftës në Ukrainë dhe konflikti i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur për këtë çështje, Kurti është shprehur se se Kosova nuk ka frikë nga ajo që po ndodh në Ukrainë, mirëpo po tregohet vigjilente, duke theksuar se shteti serb ka mbi 40 baza ushatarake afër kufirit me Kosovën. Po ashtu ai ka theksuar se Serbia gjatë vitit të kaluar rreth 100 stërvitje ushtarake së bashku me Rusinë dhe kjo tregon për afërsinë që kanë këto dy shtete.
Gjatë intervistës, kryeministri kosovar ritheksoi se Kosova ka mbrapa NATO-n dhe BE-në, të cilat ofrojnë siguri për qytetarët e këtij shteti.
“Nuk kemi frikë, por jemi shumë vigjilentë. Serbia ka më shumë se 40 baza ushtarake në kufirin me Kosovën. Por ne kemi NATO-n në vend, edhe nëse nuk jemi anëtarë të saj, dhe kemi BE-në. Me partnerët tanë perëndimorë, ne e shikojmë të ardhmen me shpresë”, është shprehur Kurti.
Blick po ashtu kishte pyetur Kurtin edhe për ndërhyrjet e Putinit që ka ndërmarrë kohët e fundit. Ai u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta synojë ndonjë vend tjetër përveç Rusisë, në mënyrë që të detyrojë negociatat me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe se ky vend mund të jetë Ballkani meqë është më afër Perëndimit, transmeton tutje albinfo.ch.
“Serbia dhe Rusia kanë lidhje shumë të ngushta. Në vitin 2012 u zhvilluan dy aktivitete të përbashkëta ushtarake mes dy vendeve. Vitin e kaluar ishin njëqind. Serbia ende nuk e ka dënuar aneksimin e Krimesë apo pushtimin e Ukrainës. Kësaj i shtohet edhe fakti që presidenti despotik Putin mund ta çojë luftën në një vend tjetër për të detyruar negociatat me presidentin Biden. Ballkani, edhe më afër Perëndimit, mund të jetë objektivi i tij”, ka deklaruar Kurti.
Duke pasur parasyshë situatën aktuale, Blick, po ashtu ka pyetur Kurtin, lidhur me anëtarsimin e mundshëm të shtetit të Kosovës në NATO.
Kurti u shpreh se Qeveria e shtetit të Kosovës se ka qëllim parësor anëtarsimin në NATO dhe po ashtu në BE. Gjithashtu ai veçoi se shteti i tij është duke e luftuar fuqishëm korrupsionin për t’i arritur këto qëllime.
“Për të hyrë në BE, një vend duhet të ketë një demokraci funksionale, media të lira dhe pa korrupsion. Megjithatë, Kosova nuk është realisht model në këtë drejtim”, ka qenë vërejtja e gazetarit. Ndërsa Kurti është përgjigjur: “Që kur qeveria jonë mori detyrën një vit më parë, ne kemi qenë vërtet model. Kemi çmontuar 60 organizata kriminale. Arrestuam 230 zyrtarë të korruptuar. Ne luftuam krimin e organizuar. Punët dhe drejtësia që funksionon janë argumentet që na lejuan të fitojmë zgjedhjet e një viti më parë. Që atëherë, ne kemi krijuar 24,000 vende të reja pune. Ne bëjmë çmos për të përmirësuar imazhin tonë”, ka thënë Kurti.
Nga ana tjetër, televizioni zviceran pyeti edhe mos-njohjen e Kosovës, të pesë shteteve evropiane.
Lidhur me këtë temë, Kurti u shpreh optimist, se në një të ardhme këto shtete do ta njohin shtetin e Kosovës.
“Ne jemi në kontakt me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, dhe po bëhen hapa të mëdhenj që kjo të ndryshojë”, përfundoi Kurti.
Kryeministri Kurti ka folur edhe për kontributin e diasporës kosovare në Zvicër për mirëqenien e popullatës në Kosovë. Ai ka theksuar se 63 për qind e rermitencave që vijnë në Kosovë, janë nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër dhe në Gjermani”. Si kryeministër unë garantoj për investimet që do t`i bënin bashkatdhetarët tanë së bashku edhe me kolegët e tyre zviceranë, në Kosovë. Këtu ai përmend edhe ekspertizën që diaspora shqiptare ka krijuar në Zvicër dhe në vendet tjera ku jeton, ekspertizë kjo që, së bashku me afërsinë që diaspora ka me vendin e prejardhjes, i nevojitet shumë Kosovës.
Kurti ka falënderuar me këtë rast Zvicrën për strehimin e kosovarëve që nga vitet `80 dhe pastaj gjatë luftës në Kosovë, në vitet 98-99. Po ashtu ai ka shprehur mirënjohjen edhe për ndihmën që Zvicra ka dhënë për rindërtimin e Kosovës pas luftës dhe për projektet që ka realizuar për të lehtësuar jetesën e popullit në Kosovë.
Ai ka shfrytëzuar rastin të falënderojë edhe ish presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy rey, e cila kishte deklaruar se mbështetja për shpalljen e pavarësisë së Kosovës duhej të ishte bërë shumë kohë më parë se që është bërë.
Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se Kosova ka nevojë për më shumë ushtarë nga Zvicra, që janë të stacionuar në kaudër të KFOR-it. Ata gëzojnë një reputacion të padiskutueshëm në mesin e popullit, është shprehur Kurti më tutje.
/Albinfo.ch
Për ta shikuar intervistën e plotë, klikoni KETU
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor