Lajme
Rritja ekonomike e Gjermanisë, nën parashikime
Lufta në Ukrainë pritet të përgjysmojë rritjen ekonomike në Gjermani në vitin 2022, sipas një parashikimi të publikuar nga instituti ”Kiel” (IfW).
Prodhimi i Brendshëm Bruto në ekonominë më të madhe të Evropës pritet të rritet me 2,1% gjatë vitit, në vend të 4% të parashikuar më parë, pasi ndikimi i luftës ruse në Ukrainë ndihet në mbarë botën.
”Lufta në Evropë po i jep një goditje të rëndë rimëkëmbjes së Gjermanisë nga pandemia Covid-19”, tha IfW, duke vënë në dukje se një rikthim në nivelet e para krizës nuk pritej deri në gjysmën e dytë të vitit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ai pretendon se kapacitetet prodhuese nuk do të shfrytëzohen plotësisht deri në fund të vitit, që do të thotë se prodhimi ekonomik për momentin nuk do të arrijë potencialin e plotë.
”Megjithatë, një pjesë e prodhimit të humbur do të rikuperohet në vitin 2023”, sipas parashikimeve të institutit.
Si rezultat, një rritje pak më e fortë prej 3,5% tani parashikohet për vitin e ardhshëm – në vend të një parashikimi të mëparshëm prej 3,3%.
Sipas raportit, trazirat ekonomike të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë ka të ngjarë t’i kushtojnë Gjermanisë rreth 90 miliardë euro (99,4 miliardë dollarë) të prodhimit ekonomik këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë