Futboll

FIFA favorizon lojëtarët ukrainas

Kjo strategji sipas FIFA-s do të ndiqet deri në normalizimin e situatës në Ukrainë.

Pasi mori vendimin të rihapet për futbollistët ukrainas, FIFA ka bërë publike rregullat për çdo federatë që do t’i mirëpresë ata.

Të gjithë ata lojtarë që u larguan nga futbolli profesionist në Ukrainë që nga momenti kur shpërtheu lufta në këtë vend, mund të regjistrohen në kampionatet që ata dëshirojnë, përcjell Albinfo.ch.

“Lojtarët ukrainas mund të lejohen të regjistrohen me klube të tjera, edhe nëse periudha e regjistrimit është mbyllur në Federatën ku synojnë të regjistrohen. Për më tepër, përditësimi i rregullores së parë parashikon regjistrimin e maksimumi 2 lojtarëve profesionistë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FIFA.

Kjo strategji, sipas FIFA-s, do të ndiqet deri në normalizimin e situatës në Ukrainë.