Kosova

Kosovë: Një i vdekur dhe 51 raste me COVID-19

Një person ka vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë.

Për rastin e vdekjes bëhet fjalë për një grua mbi 80-vjeçare nga Gjakova. Shifra totale e të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka arritur në 3127.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 226.968 raste infeksioni.