Lajme
Gazetarja ruse rrezikon burgimin për protestën kundër luftës në Ukrainë
Gazetarja ruse, Marina Ovsianikova, e cila protestoi të hënën në mbrëmje në televizionin Pervii Canal (Canal 1), duke dalë me pankartë kundër luftës në Ukrainë, rrezikon 5 deri në 10 vjet burgim.
Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se nuk pendohet dhe është krenare për veprimin e saj.
Ajo aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pasi fillimisht u arrestua dhe u mbajt në stacionin e policisë në Moskë.
Në disa postime në rrjetet sociale, të cilat nuk konfirmohen dot nëse janë bërë nga Marina Ovsianikova, ajo shkruan se nuk e di ccfarë do të ndodhë me të në të ardhmen.
“Avokati më tha se rrezikoj një dënim nga 5 deri në 10 vjet. Nuk pendohem për veprimin. Sidoqoftë, kam nevojë për mbështetjen tuaj”, shprehet Ovsiannikova në Twitter.
Nuk është e qartë nëse këto postime në Twitter janë bërë vërtet nga Marina Ovsiannikova. Kjo llogari më vonë është fshirë.
Mediat polake shkruajnë se gazetarja më parë kishte regjistruar një video mesazh, ku thotë se babai i saj ishte nga Ukraina, kurse nëna ruse dhe bënte thirrje për protesta kundër luftës.
Gazetarja shprehet se ndihet e turpëruar për punën në televizion pasi i ka shërbyer propagandës së Kremlinit./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë