Kosova

Ndihma e Zvicrës në Kosovë mundëson qasje në ujë të pijshëm për mbi 600 mijë qytetarë

Investimet e Zvicrës në Kosovë në sektorin e ujërave kanë kontribuar që 92% e popullsisë së Kosovës të kenë tashmë qasje në ujë të pijshëm, ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

“Angazhimi i vazhdueshëm dhe roli udhëheqës i Zvicrës në sektorin e ujërave ka kontribuar që 92% e popullsisë së Kosovës të kenë tashmë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër”, njofton ambasada.

Mbi 600 mijë qytetarë të Kosovës që banojnë në zonat rurale tashmë kanë qasje në ujë të pijshëm.

“Mbështetja e Zvicrës u ka mundësuar mbi 600,000 qytetarëve të Kosovës që banojnë në zonat rurale, ose një të tretës së popullsisë së Kosovës, të kenë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër”, thuhet në njoftim.