Kosova

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njoftoi se të gjithë qytetarët, të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti, nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente të tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më 22 mars 2022 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre, përcjell albinfo.ch.

Valixhet, të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 22 mars 2022, atëherë këto valixhe do të jepen donacion shoqatave humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: [email protected]