Shqipëria

Shqipëri: Një i vdekur dhe 73 raste me COVID-19

Në 24 orët e fundit një 77-vjeçar me Covid-19 ka humbur jetën në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 73 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar.