Lajme
Gjykata Federale konfirmon dënimin e bashkëkryetarëve të JSVP për posterin kundër romëve
Bashkëkryetarët e "Junge SVP" të Bernës janë dënuar për diskriminim racor, nga Gjykata e Lartë Federale me gjoba me kusht. Arsyeja është publikimi i një posteri
Bashkë-kryetarët Kantonalë të të rinjve të SVP të Bernës, Adrian Spahr dhe Nils Fiechter, janë përgjigjur të enjten (sot) ndaj akuzës për diskriminim racor përpara Gjykatës Federale në Lozanë të enjten.
Në shkurt të vitit 2018, Junge SVP Bern (JSVP) kishte publikuar një tekst të fushatës zgjedhore me një ilustrim në faqen e saj në internet dhe në Facebook, transmeton albinfo.ch. Fotografia krijonte disponim kundër një pike tranziti të planifikuar atëherë për nomadët romë, shkruan 20minuten.ch.
Ilustrimi tregonte një burrë zviceran me kostum bariu duke shtrënguar hundën për shkak të kundërmimit nga mbeturinat në një park nomadësh. Në ilustrim mund të lexohej: “Ne u themi jo pikave të tranzitit për ciganët e huaj!”
Shoqata e Sintëve dhe Romëve të Zvicrës më pas pati ngritur një ankesë kundër politikanëve Spahr dhe Fiechter për shkelje të ligjit penal të racizmit. Dy politikanët e rinj qenë shpallur fajtorë për diskriminim racor.
Por Spahr dhe Fiechter kishin kundërshtuar vendimin dhe e kishin shtyrë atë në të gjitha shkallët e gjyqësisë, përcjell albinfo.ch. Ata kërkuan që të gjitha dënimet e shkallëve të mëparshme të shfuqizohen dhe ata të lirohen nga akuzat për diskriminim racor.
Interesimi për procesin e së enjtes ishte i madh dhe salla në Gjykatën Federale ishte e mbushur plot, transmeton albinfo.ch. Gjykata Federale me vendimin e saj la në fuqi gjykimin e parë për diskriminim racor. Spahr dhe Fiechter u dënuan secili me nga një gjobë me kusht, njëri në 30 njësi ditore prej 160 frangash dhe tjetri me 30 njësi ditore prej 120 frangash. Periudha e kushtit është dy vjet.
Përveç kësaj, Spahr dhe Fiechter detyrohen të mbulojnë kostot procedurale prej 3000 frangash.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit