Lajme
Kriza aktuale e naftës krahasohet me atë të vitit 1973
Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një rritje të paparë në çmimin e naftës dhe gazit.
Kriza aktuale e energjisë dhe rritja e çmimeve të saj është e krahasueshme për intensitet me brutalitetin e krizës së naftës në vitin 1973, deklaroi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
Një plan i dytë i ndihmës publike do të ishte modeli i zbatuar gjatë krizës së lidhur me Covid-19.
“Kjo vetëm do të nxiste rritjen e çmimeve, pasi do të ishte si t’i hedhësh benzinë zjarrit”, paralajmëroi Le Maire.
”Në vitin 1973, kjo përgjigje shkaktoi tronditjen inflacioniste që ju e dini, kjo bëri që bankat qendrore të rrisnin masivisht normat, por duke vrarë rritjen. Kjo ka një emër… stagflacion, pikërisht atë që nuk duam të rijetojmë në vitin 2022”, shtoi ai, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një rritje të paparë në çmimin e naftës dhe gazit.
”Evropa aktualisht është shumë e varur nga energjia ruse dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje për muajt në vijim”, shtoi Le Maire.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës