Futboll

Federata e Zvicrës: Edhe 2 mijë bileta të tjera në shitje për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Duket se interesimi për ndeshjen Zvicër – Kosovë do të jetë i madh, shkruan albinfo.ch.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës, sipas së cilës po përballet me kërkesë të madhe të biletave për ndeshjen miqësore Zvicër – Kosovë.

Theksohet se ndeshja do të zhvillohet më 29 mars, nga ora 18:00.

“Për shkak të kërkesës së madhe për bileta për ndeshjen ndërkombëtare të Kombëtares së Seniorëve për meshkuj të martën, më 29 mars 2022, kundër Kosovës (18:00 në Letzigrund Cyrih), e gjithë tribuna jugore do të ketë ulëse”, thuhet në njoftimin e Federatës Zvicerane të Futbollit. Të mërkurën, më 9 mars, nga ora 14:00 do të dalin në shitje edhe rreth 2000 bileta të tjera me çmim 30 franga për të rriturit dhe 15 franga për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Biletat mund të blihen vetëm përmes platformës “ticketmaster.ch”.

Zvicra dhe Kosova ende nuk i kanë publikuar emrat e lojtarëve që do të paraqiten në këtë ndeshje. /Albinfo.ch