Tematike
“Para dhe pas luftës”: Ekspozitë e fotografive të Hazir Rekës në Austri
Ekspozita në Galerinë "allerArt" në Bludenz titullohet „before and after the war“ (para dhe pas luftës). I kushtohet artistit dhe fotoreporterit kosovar, Hazir Reka
Me një seri fotosh intriguese, Reka fton receptorin në një dialog “para dhe pas” për katastrofën ballkanike.
“Kur caktuam programin për vitin 2022 një vit e gjysmë më parë, menduam se me këtë ekspozitë mund të fillonim një diskurs rreth asaj se çfarë mund të bëhet për të shëruar plagët e luftës, transmeton albinfo.ch.
Në kontekstin e luftës brutale pushtuese nga forcat ruse në Ukrainë, ekspozita e Hazir Rekës është bërë tepër aktuale”, thotë Wolfgang Maurer, shef i galerisë “allerArt”, Bludenz.
Në ekspozitën e dytë të këtij viti, galeria që është më shumë e njohur për ekspozim pikturash, nxjerr në pah për herë të parë një aspekt të pazakontë të fotografisë dokumentare, shkruan vol.at. Do të prezantohen fotografi prekëse nga fotografi Hazir Reka, nga Ferizaj, Kosovë.
Reka ka jetuar në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës, për mbi 30 vjet dhe gjatë kësaj kohe ka qenë dëshmitar dhe ka fotografuar praktikisht të gjitha demonstratat, paradat, marshimet paqësore, panairet dhe jetën e përditshme këtu.
Lufta e Kosovës ishte relativisht e shkurtër. Ajo ka zgjatur pikërisht nga 28 shkurti 1998 deri më 10 qershor 1999. Kjo luftë përfaqëson, si të thuash, murin ndarës mes “para dhe të pas” të gjenezës së fotografive të Rekës, të cilat mund të shihen në ekspozitën në Bludenz.
Hazir Reza ka filluar karrierën e tij profesionale në fotografi në vitin 1984, kur ka nisur punën në revistën “Bota e Re”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, fotografitë e tij publikoheshin në revista të tjera kryesore të ish Jugosllavisë, si: “Mladina”, “Delo” ose “Star”. Por, ato janë publikuar gjithashtu edhe në revista dhe gazeta prestigjioze perëndimore, si “New York Times”, “Washington Post”, “Wall Street Journal”, “Time Magazine”…
Nga viti 1998 ai ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters, përmes së cilës fotot e tij janë shpërndarë në gjithë botën. Gjithashtu, edhe në vendet gjermanishtfolëse, ku gazetat si “Neue Zürcher Zeitung”, “Die Presse”, “Der Spiegel” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ishin ndër klientët e agjencisë Reuters.
Reka ka dokumentuar të gjithë konfliktin e Kosovës, por po ashtu edhe luftën në Irak.
Hazir Reka ka kohë që është bërë i famshëm në vendin e tij. Në vitin 2014 ai ka pasur një ekspozitë të madhe personale në Galerinë Kombëtare të Arteve, të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu ka shfaqur punën e tij në ekspozita personale si: në Zagreb si dhe në Gjenevë, Nevers në Francë, në Arabinë Saudite dhe në Barcelonë.
Disa nga veprat e tij kanë mundur të shihen vite më parë edhe në Vorarlberg, kur artisti me rrënjë kosovare Rafet Jonuzi, i cili jeton në Bregenz, Cyrih dhe Prishtinë, kishte kuruar një ekspozitë grupore të titulluar “Balkandemocraci” në “Künstlerhaus” Bregenz me nëntë pozicione artistike nga Kosova, përfshirë këtu edhe Hazir Rekën.
Kontributi i Rekës në Bregenz kishte kënë përshtypje të thellë te kuratori Manfred Egender. Ai e ka mbajtur fotografin nga Kosova në radarin e tij që atëherë dhe tani ka arritur ta sigurojë atë për një ekspozitë personale në Bludenz.
Fokusi i ekspozitës është në fotoportretet e popullatës së vuajtur të Kosovës, transmeton albinfo.ch. Për kuratorin Egender, fotografitë e shkrepura nga fotografi i jashtëzakonshëm pasqyrojnë raportime delikate të vuajtjeve të një popullsie por, pa u dukur (fotot) si voajeriste.
Imazhet nuk janë të inskenuara, por komente të forta fotografike për një botë agresive që ka dalë nga shinat e normalitetit.
Reka, me fotografitë e tij fokusohet pikërisht në atë moment në të cilin dëshmia historike përshkohet nga një ndjenjë humaniteti që i kapërcen të gjithë kufijtë dhe kombësitë, thekson kuratori Egender.
Hazir Reka do të jetë i pranishëm personalisht në galeri më 10 mars, në mbrëmjen e hapjes (vernisazh) të ekspozitës.
Hazir Reka: Before and after the war
Galerie allerArt, Am Raiffeisenplatz 1, A-6700 Bludenz
11.3.- 16.4.2022
Hapja: 10.3., ora 20.00
E mërkurë-E dielë, 15-18
www.allerart-bludenz.at
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave