Kosova
Rreth 2 mijë gra dhe vajza, viktima të dhunës fizike gjatë vitit 2021 në Kosovë
Në anën tjetër, gjatë vitit 2021 janë raportuar 55 raste të ngacmimit seksual në Policinë e Kosovës.
Sot, më 8 mars 2022, kur shënohet edhe Dita ndërkombëtare e gruas, për fatin e keq duhet të rikujtojmë se jetojmë në një shoqëri ku siguria e grave dhe vajzave është ende diskutabile.
Vetëm gjatë vitit 2021 në Policinë e Kosovës janë raportuar 2 mijë e 456 raste të dhunës në familje, në 1 mijë e 986 prej tyre viktima kanë qenë gratë dhe vajzat, raporton Albinfo.ch.
Në përgjigje për Albinfo.ch, Policia e Kosovës ka thënë se kanë vazhdimisht bashkëpunim me institucionet relevante për parandalimin e dhunës si dhe trajtimin e rasteve me seriozitet. Ndërkohë, kanë theksuar edhe realizimin e fushtave në lidhje me raportimin e dhunës fizike.
“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijesuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente. Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është si parandalimi për dhunën në njërën anë dhe si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Në anën tjetër, gjatë vitit 2021 janë raportuar 55 raste të ngacmimit seksual në Policinë e Kosovës./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel