Kosova

Rritet për 100 për qind çmimi i energjisë elektrike

Derisa në muajin shkurt, çmimi për megavat energji në kohën e pikut ka qenë 250 euro, tani ky çmim sillet në afro 500 euro.

Energjia elektrike në disa tregje ndërkombëtare ka pësuar rritje 100 për qind, shkruan Albinfo.ch.

Ky lajm vjen nga kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila thekson se kjo situatë është krijuar pas agresionit rus kundër Ukrainës.

“Bazuar në bursën hungareze HUPX, që është referente edhe për importin e energjisë elektrike në Kosovë, gjatë muajit shkurt, para sulmit rus, çmimi ka qenë rreth 250 euro për megavat për energji elektrike në kohën e pikut, të cilën kryesisht e blen Kosova, ndërkaq tani çmimi mesatar sillet afro 500 euro për megavat”, thuhet në njoftimin e KESCO, e cila bën thirrje për t’u kursyer energjia.