Lajme
Korona ka përkeqësuar barazinë e grave në treun e punës
Barazia gjinore në punë është më e larta në Zelandën e Re, Luksemburg dhe Slloveni. Zvicra renditet e 14-ta nga 33 shtetet e numëruara.
Për shkak të pandemisë Covid, përmirësimi i pritur në barazinë profesionale mes meshkujve dhe femrave është shtyrë për të paktën dy vjet.
Ky është përfundimi i një studimi të firmës konsulente PwC, të publikuar të hënën.
Raporti analizon punësimin e grave në 33 vendet e OECD, transmeton albinfo.ch. Autorët, si arsyet kryesore të përkeqësimit, përmendin pjesëmarrje më të ulët të grave në fuqinë punëtore dhe barrën më të lartë për gratë nga kujdesi i papaguar i fëmijëve gjatë pandemisë.
Sipas raportit, gratë kanë marrë tri herë më shumë përsipër detyra të përkujdesjes (shëndetësi), të shkaktuara nga bllokimet dhe si rezultat janë larguar nga efektivi i përgjithshëm punonjës, shkruan srf.ch.
Sipas raportit, barazia gjinore në punë është më e larta në Zelandën e Re, Luksemburg dhe Slloveni. Zvicra renditet e 14-ta nga 33 shtetet e numëruara.
Autorët vunë në dukje një hendek të madh në nivelin e punësimit: përderisa 89 për qind e burrave punojnë me kohë të plotë, shkalla e një punësimi të tillë te gratë është vetëm 56 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha