Lajme

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”.

“Ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh, bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës nga Rusia”, tha ai.

Ai ka shtuar se këto masa duhet të jenë më të ashpra dhe “mund të quhen embargo”.