Kosova
Kosova do të pranojë 5000 refugjatë nga Ukraina
Kosova do të marrë vendim të strehojë 5 mijë refugjatë nga Ukraina, bëri të ditur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme.
Gërvalla njoftoi se Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it shërbejnë 40 ushtarë ukrainas.
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave.
Para deputetëve, Gërvalla foli edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, teksa bëri të ditur se vendi i ka kërkuar KFOR-it mbylljen e hapësirës ajrore të Kosovës për Rusinë.
“Nuk kemi sinjale konkrete për një sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të përgatitur, pasi asnjëherë nuk e dimë. Shumë prej tyre e kanë nënvlerësuar rrezikun rus në Ukrainë dhe nuk kanë besuar se mund të vijë deri te një luftë e hapur. Nuk duam që Kosova të bie pre e vlerësimeve të gabuara dhe jo të sakta”, tha Gërvalla.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me gjithë partnerët dhe aleatët tanë me qëllim që gjendja dhe zhvillimet në rajon të vëzhgohen me një kujdes të jashtëzakonshëm. E kam të rëndësishme të them që në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjej panik rreth situatës, pasi nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi pranë një konflikti të armatosur me askënd”, u shpreh ajo.
Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të votuar më 3 mars i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndajë një fond të veçantë për ndihmë Ukrainës dhe në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5,000 refugjatëve./KP
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës