Lajme

FMN: Lufta do të gadasë rëndë ekonominë botërore

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se pret të miratojë kërkesën e Ukrainës për 1.4 miliardë dollarë financim urgjent, pasi paralajmëroi se lufta do të ketë një “ndikim të rëndë” në ekonominë botërore.

Huadhënësi botëror me anë të një deklarate tha se lufta në Ukrainë tashmë po rrit çmimet e energjisë dhe grurit në mes të një krize në rritje të refugjatëve dhe sanksioneve të paprecedentë ndaj Rusisë.

“Derisa situata mbetet shumë rrjedhëse dhe perspektiva është subjekt i pasigurisë, pasojat ekonomike janë tashmë shumë serioze. Lufta e vazhdueshme dhe sanksionet e lidhura me to do të kenë gjithashtu një ndikim të rëndë në ekonominë botërore”, tha FMN, duke paralajmëruar se kriza po ndikonte në inflacion dhe aktivitetin ekonomik kur presionet ishin tashmë të larta.