Lajme
Macron kërkon një mandat të dytë
Emmanuel Macron do të kandidojë për një mandat të ri presidencial në zgjedhjet e prillit.
“Jemi përballur me shumë sfida në 5 vjetët e fundit, si terrorizmi, pandemia, lufta në Europë. Rrallëherë Franca është përballur me kaq shumë kriza njëherësh. Nuk ia kemi dalë në çdo gjë. Ka zgjedhje, të cilat do t’i bëja ndryshe me eksperiencën që kam marrë. Por transformimet e bëra gjatë këtij mandati na kanë mundësuar të jetojmë më mirë. Ju kërkoj besimin për një mandat të ri si president i Republikës. Jam kandidati që do t’u përgjigjet sfidave të shekullit, që do të mbrojë vlerat, që do të vijojë të përgatisë të ardhmen e fëmijëve dhe nipave tanë”, shkruan Macron në letrën e tij.
Konflikti Rusi-Ukrainë dhe pasojat ekonomike të luftës pritet të jenë kryefjalë e fushatës së Macron, ndryshe nga rivalët e tij, të cilët po përqendrohen në politikat e identitetit, emigracionin dhe sigurinë.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë