Shqiperia
Sot heshtje zgjedhore në Shqipëri, nesër mbahen zgjedhje në 6 bashki të vendit
Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore, ndërkohë që nesër, më 6 mars 2022, do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që janë pa kryetarë; Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Vorë, përcjell albinfo.ch.
Fushata zgjedhore për këto zgjedhje zyrtarisht nisi më 19 shkurt dhe partitë që garojnë janë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (LSI dhe PDK).
Ish-kryeministri Sali Berisha në këto zgjedhje lokale i është bashkuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, megjithatë emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument, sipas vendimit të KQZ-së.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.
Këto zgjedhje kanë gjetur Partinë Demokratike të ndarë, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët që prej muajit shtator kanë përçarë partinë dhe demokratët.
Partia Socialiste kandidon me këta emra:
Emiriana Sako, Bashkia Durrës
Majlinda Angoni, Bashkia Shkodër
Rahim Spahiu, Bashkia Dibër
Edison Memolla, Bashkia Rrogozhinë
Blerim Shera, Bashkia Vorë
Eriselda Sefa, Bashkia Lushnjë
Partia Demokratike kandidon me këta emra:
Luan Hoti, Bashkia Durrës
Ferdinand Saraçi, Bashkia Rrogozhinë
Xhemal Bushati, Bashkia Shkodër
Indrit Sefa, Bashkia Lushnjë
Ymer Marku, Bashkia Vorë
Luan Haka, Bashkia Dibër
“Shtëpia e Lirisë” kandidon me këta emra:
Elton Bano, Bashkia Lushnje
Bardh Spahia, Bashkia Shkodër
Premtim Kryemadhi, Bashkia Dibër
Ardian Muka, Bashkia Durrës
Hekuran Xhani, Bashkia Rrogozhinë
Lulzim Vrana, Bashkia Vorë.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë