Lajme
Zvicra miraton sanksionet shtesë të BE-së kundër Rusisë
Në një konferencë për media, të mbajtur në orët e pasdites, Qeveria e Zvicrës ka prezantuar masat e ndërmarra shtesë

Këshilli Federal i Zvicrës ka pranuar sot pakot tjera të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Masat e reja të miratuara kanë të bëjnë veçanërisht me mallrat dhe financat.
Në një konferencë për media, të mbajtur në orët e pasdites, Qeveria e Zvicrës ka prezantuar masat e ndërmarra shtesë.
Këshilli Federal thekson se sanksionet po zbatohen në përputhje me statusin e neutralitetit që ka Zvicra.
Sanksionet përfshijnë:
Eksporti i të gjitha mallrave me përdorim të dyfishtë (d.m.th. civil ose ushtarak) në Rusi tani është i ndaluar.
Ndalohet eksporti i mallrave që mund të kontribuojnë në forcimin ushtarak dhe teknologjik të Rusisë ose në zhvillimin e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve të caktuara në sektorin e naftës në Rusi nuk lejohet më.
Ndalohet eksporti i mallrave dhe teknologjive të caktuara të përdorura në lëmin e hapësirës ajrore.
Nuk lejohen më transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë.
Këshilli Federal ka vendosur gjithashtu të miratojë edhe sanksionet e BE-së në sektorin financiar. Në këtë pikë është prekur veçanërisht Rrjeti ndërkombëtar i komunikimit SWIFT .
Janë bllokuar gjithashtu edhe pasuritë e njerëzve të tjerë me lidhje të ngushta me presidentin rus Putin – sipas listës së BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?