Lajme
Mjekët nga diaspora: Mbështetje dhe solidaritet për Ukrainën
Një letër e haput mbështetje dhe solidariteti për Ukrainën
Në emër të të gjithëve në Federatën Mjekësore Shqiptare për Evropën (AMFE), ne ju shkruajmë për t’ju ofruar mbështetjen, solidaritetin dhe simpatitë tona më të thella në këto kohë tmerri të paprecedentë që po përjeton Ukraina.
Federata Shqiptare e Mjekësisë për Evropën (AMFE), një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse shkencore dhe shëndetësore, është rrjeti i 25 Degëve Kombëtare të AMFE-së në Evropë dhe më gjerë. Misioni ynë është të ruajmë jetën njerëzore.
Federata Mjekësore Shqiptare për Evropën (AMFE) është e tmerruar nga situata aktuale kritike në Ukrainë. Prandaj, ne u bashkohemi organizatave të tjera shkencore ndërkombëtare për të mbështetur fuqishëm popullin ukrainas. Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe objektet e kujdesit shëndetësor në veçanti nuk duhet të jenë në shënjestër nga asnjë lloj agresioni.
Zemrat tona janë me kolegët tanë mjekësorë, pacientët dhe popullin ukrainas, të cilët marrin mbështetjen tonë të plotë. Ata po bëjnë një punë madhështore për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë në vendin e tyre. Ne u bëjmë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë dhe OJQ-ve që të bashkojnë përpjekjet dhe të ndërmarrin çdo veprim të mundshëm për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve njerëzore të shkaktuara nga kjo luftë.
Kryqi i Kuq dhe Mjekët pa Kufij janë organizatat tona partnere, prandaj AMFE u sugjeron të gjitha organizatave që dëshirojnë të na bashkohen me një donacion për Ukrainën, ju lutemi të kontaktoni Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Mjekët pa Kufij.
Për të konkretizuar ndihmën tonë, këtë të shtunë, më 5 mars 2022, në Kopenhagen-DANIMARKË, Federata mban një Konferencë Solidarizuese, ku do ndërtojmë donacionin e parë për Ukrainën nga anëtarët e Federeratës dhe Ekipin e parë të mjekëve shqiptarë që do ndihmojnë direkt në Ukrain dhe zonat kufitare.
Jemi krenarë për mjekët dhe bluzat e bardha shqiptare të Federatës që janë të gatshme të ndihmojnë vullnetarisht.
Sinqerisht,
Dr.med. Aurora Dollenberg,
Chair of f Albanian Medical Federation for Europe (AMFE) _____________________________
Dr.med. Gazmend Berisha,
General Director of Albanian Medical Federation for Europe (AMFE) _____________________________
International Council of Albanian Medical Federation for Europe (AMFE) Prof.Dr. Kita Sallabanda, Dr. Skender Brataj, Prof. Dr. Vedat Elejzi.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit