Lajme

Kush janë oligarkët rusë në listën e sanksioneve të BE-së?

Numri i rusëve në listën e sanksioneve ka arritur në 680

Sanksionet e reja të BE-së ndaj oligarkëve brenda rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë hyrë në fuqi pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të BE-së të hënën.

Individët e listuar, sipas Dpa, përfshijnë Igor Sechin, CEO i gjigantit rus të energjisë “Rosneft” dhe Nikolay Tokarev, CEO i kompanisë së madhe ruse të naftës dhe gazit “Transneft”.

Persona të tjerë të shënjestruar përfshijnë të besuarin dhe violonçelistin e Putinit, Sergei Roldugin dhe zëdhënësin e shtypit të Putinit, Dmitry Peskov.

Sanksionet rezultojnë në një ngrirje të çdo pasurie që oligarkët kanë në BE, si dhe kufizime në lirinë e tyre për të udhëtuar brenda Bashkimit Evropian.