Tematike
Puna nga shtëpia tu mundësohet edhe punëtorëve të fabrikës
Sipas profesorit Wäfler, në të ardhmen edhe punëtorët e fabrikës duhet të jenë në gjendje të bëjnë një pjesë të punës së tyre nga shtëpia
Pandemia na ka mësuar mënyra të reja pune. Pas krizës së Koronës, janë më të kërkuara modelet fleksibël të punës, thonë psikologët e punës.
Për shumë njerëz, kthimi i plotë për të punuar në zyrë është i paimagjinueshëm: Në një studim nga Deloitte, një e treta e të anketuarve janë shprehur se do të donin të punonin nga shtëpia edhe pas pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas Toni Wäfler, Profesor i Punës dhe Psikologjisë Organizative në Universitetetin e Shkencave të Aplikuara – ZHAW, tendenca në planifikimin e punës, për shkak të pandemisë dhe dixhitalizimit, po shkon gjithnjë e më shumë drejt fleksibilitetit, shkruan 20minuten.ch. “Shumë njerëz do të dëshironin një përzierje të re që mundëson punën në zyrë dhe në shtëpi. zyrë.»
Sipas profesorit Wäfler, është e rëndësishme që një fleksibilitet i rritur të mundësohet jo vetëm në punën klasike, në zyrë: “Punonjësit nga sektorë të tjerë gjithashtu kanë nevojë për kushte më tërheqëse pune. Përndryshe, gjithnjë e më shumë punëtorë të rinj do të synojnë karrierën e punës në zyrë, dhe kjo do të rriste mungesën tashmë aktuale të punëtorëve të kualifikuar”.
Për ta kundërshtuar këtë, tashmë po kryhen kërkime npër modele alternative të punës, për shembull edhe në sektorin industrial, përcjell albinfo.ch. “Ka projekte kërkimore që po zhvillojnë mënyrat në të cilat polimekanikët mund të përdorin makinat e tyre pa dalë nga shtëpia. Kjo duhet të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit online me kolegët në terren dhe me telekomandë të makinerive. Edhe zhurma e makinës duhet të dëgjohet në zyrën e shtëpisë”.
Sipas Wäfler, në të ardhmen edhe punëtorët e fabrikës duhet të jenë në gjendje të bëjnë një pjesë të punës së tyre nga shtëpia.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë