Maqedonia
Luan Starova, shkrimtar – model i intelektualit humanist
“Luan Starova është njëri nga shkrimtarët më të mëdhej të kombit. Pas Ismail Kadaresë është shkrimtari ynë më i njohur në botë.” (Akademik Ali Aliu )
Akademik Luan Straova mbylli sytë dhe e la këtë botë në 24 Shkurt 2022. Për veprimtarinë e tij letrare është shkruar shumë nga kritikë letrar, intelektual dhe lexues të shumtë të librave të tij nga e tërë bota.Jam i sigurtë që edhe tani dhe në të ardhmen do të shkruhet edhe më shumë. Mbi njëzet librat e tij që njihn si ,, Saga Balkanike,, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai arrijti që nëpërmjet të rrëfimeve që fillojnë me rrënjët e famljes së tij të shtrira në këhë, në mënyre letrare ta njohtojë lexuesin dhe botën me fatin e popullit të vet. Mjeshtria e rrëfimit letrar dhe mënyra e presentimit u dha atyre karakter universal dhe të shtrira në kohë dhe hapsirë përtej vendit ku këto ngjarje ndodhin.
Edhepse nuk kam për qëllim të marr mbi vete atë që s`jam , të bëj kritikun letrar, më duhet të them se njohja ime me shkrimtarin , sikurse e shumë lexuesve të tjerë që këto ditë ndjejnë pikëllim dhe shprehin ngushëllime të panumërta , u realizua duke lexuar librat e tij.
“Saga Balkanike’’ kuptimin e vet të vërtetë e mer duke lexuar romanet e Luan Starovës duke filluar nga Librat e babait, Muzeu i ateizmit, Kështjella prej hiri, Koha e dhive, Erveheja, Cjapi ballkanik, Dashuria e gjeneralit, Kufijtë, Libri mbi Faik Konicën , Emigrimi i ngjalave, Balkanobabilonasit, Polifonia , Emigranti i Stambollit , Gjyshja, dhe libar e tjera. Veprimtaria e tij përmbledh edhe mbi 200 publikime tjera shkencore dhe publicistike si dhe përkthime të autorëve më të njohur botërorë. Librat e tij u përkthyen në dhjetra dhuhë të botës.
Luan Arif Starova lindi në vitin 1941 në Pogradec, si një nga gjashtë fëmijët e një familjes me prindër të arsimuar nga familjet fisnike të Poradecit dhe e ëma Erveheja nga fisnikët e Tepelenës. Ai bashkë me familjen e filloi dhe kaloi jetën në faza tejet sfiduese dhë më vonë krejt këto u bënë pjesë e rrëfimit të tij mahnitës në librat e “Sagës Balkanike”.
Unë si i ri e pata parë shkrimtarin dhe diplomatin e asaj kohe, fare shkurtimisht në brigjet e Drinit të Zi gjatë Mbrëmjeve të poezisë ku ai ishte anëtar i Këshillit organizativ aty nga fundi i viteve të shtatëdhjeta që në fakt shënon fillimin e miqësisë tone. Ai atëherë ishte professor i frengjishtes në universitetin e Shkupit. Pasuan vite në drejtime të ndryshme ku edhe unë para vetes kisha obligimet parësore në atë moshë, studimet e mjekësisë.
Më vonë do të dëgjonim prej ti lajme nga Lindja e mesme tejet turbulente si gjithmon, ku ai shërbente si ambadsador. Këtu ai shkroi edhe përmbjedhjen e pare dhe të vetme ne poezi “Kartagjena nuk mposhtet”, dhe krijoi subjektin interesant letrar që më vonë u botua si dy romane me titull ,,Ambasadat “ që e kombinoi me kujtimet kur ishte Ambasador i Maqedonisë në Paris në vitet e para të pavarësimit të vendit tonë.
Padyshim që afirmimi i tij në botë si shkrimtari më i mire i Maqedonisë dhe puna e tij tejet cilësore publicistike dhe pedagogjike si professor univerister i gjuhës frënge , më në fund atë do ta gjejmë edhe në radhët e Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë ku më vonë do të jetë edhe nënkryetar i saj.
Profesor Luani do të ftohet dhe dë të bëhet edhe anëtar i jashtëm edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, atë Mediterane me qendër ne Neapol dhe Akademinë Evropiane në Salcburg dhe të shumë akademive dhe organizatave tjera letrate në botë.
Në listën e shpërblimeve të shumta nacionale dhe ndërkombëtare dallon edhe Dekorata “Legjioni i nderit” nga Presidenti i Republikës së Francës që ia ndau Luan Starovës në vitin 2017 pas dekoratës “Komandanti i arteve dhe i letërsis”ë nga viti 2000 që ju nda në Francë.
Për veprën e tij të përgjithshme si dhe për sejcalin roman në veçanti u shprehën shumë shkrimtarë dhe intelektualë kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë do të përmend këtu në këtë ditë të përcjelljes së Luanit vetëm disa naga ata si :
Edgar Morin, filozofi francez, do të shkruajë “Vepra e Luan Starovës ndjek historinë e familjes së autorit në brigjet e liqenit të Ohrit, të ndarë sipas dëshirave të jetës dhe vdekjes të perandorive të ndryshme që kanë ardhur njëra pas tjerës mbi brigjet e tij”
Predrag Matvejeviq , filozofi kroat do të thotë “Romanet e Luan Starovës janë një prej ndihmesave më të mira për studimin e kufijve balkanikë”.
Viktor Fridman linguisti amerikan do të shprehet,, Zëri letrar i Starëvës është thellëshisht kozmopilit duke qënë veçanërisht Ballkanik dhe në mënyrë specifike shqiptar”.
Mateo Mandalla shefi i katedrës së gjuhës shqipe në univeristetin e Palermos do të shënojë “Luan Starova është njëri nga shkrimtarë shqiptarë me përmasa intelektuale dhe krijuese universale për të cilin kam patur admirim të veçantë”.
Akademiku jonë dhe njëri nga bashkëudhëtarët më të afërt në udhëtimin jetësor jo aq të lehtë , Profesor Ali Aliu ka shkruajtur : ,,Luan starova është njëri nga shkrimtarët më të mëdhej të kombit. Pas Ismail Kadaresë është shkrimtari ynë më i njohur në botë. Krijimtaria e tij letrare është një monument kulturor shpirtëror që do të jetë i pëjetshëm.”
Dhe shumë të tjerësi Henrz- Noel Gelinau ,Françesko Altimari,Famir Sulejmani etj.
Por ai përpos këtyre çmonte shumë edhe letrat që ia dërgonin lexuesit e tij të shumtë nga mbarë bota . Sa herë që takoheshim ai me shumë dashuri dhe respekt i hapte dhe i lexonte ato. Disa sish e kanë motivuar për ti përjetësuar edhe në libar e tij sikurse është ,,Në kërkim të Elen Lejboviçit”.
Në këtë ditë të dhimbjes dhe pikllimit për Zonjën Gëzime, për Blerinën, Jetën dhe Ditën,për niprit e mbesat e tij që aq shum i donte dhe e donin, si dhe për krejt familjen e gjerë Starova dhe për ne miqt e tij,veprat që po na len, do të jenë krenaria e përhershme e trashëgimtarëve .
Kjo ndarje fizike nga kjo botë Luan , nuk do ta zbehë aspak kujtimin për ty , përkundrazi do ta shtojë mallin dhe vlerën dhe gjithmon do të na bëjë krenar që kemi qënë bashkëkohasit e tu.
Pusho në paqe miku im besnik. Paç dheun e lehtë!
Nga Azis K. Pollozhani, Rektor i Universitetit “Nënë Tereza”, Shkup
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër