Integrimi
Këta janë kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Kantonit të Vaudit
Zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Vaudit mbahen më 20 mars 2022 dhe në to marrin pjesë disa kandidatë shqiptarë. Po cilët janë ata dhe çfarë i dallon?
Shqiptarët kanë një kohë të konsiderueshme që janë përfshirë në zgjedhjet parlamentare dhe ato kantonale në Zvicër. Ata vijnë nga fusha të ndryshme dhe kanë pikëpamje e ideologji të ndryshme politike, prandaj edhe garojnë në parti të ndryshme,
Zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Vaudit po afrohen. Ato mbahen më 20 mars 2022 dhe në to marrin pjesë disa kandidatë shqiptarë. Po cilët janë ata dhe çfarë i dallon?
Për të mësuar se në çfarë partish përfaqësohen, ku dallon e ku bashkon mesazhi i tyre politik për një vizion për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, latforma albinfo.ch (Online&Ptint) ka përzgjedhur 6 kandidatë shqiptarë.
Musa Kamenica, PS, Lozanë
Vjen në logon e Partisë Socialiste të Zvicrës, Lozanë. Aktiv që prej vitit 2008 dhe prej vitit 2016 ka qenë këshilltar komunal në qytetin e Lozanës.
Ai dëshiron të jetë një urë integrimi i dy shteteve, të Zvicrës dhe Kosovës si edhe me bagazhin e tij teorik dhe me eksperiencën e tij të afrojë sa më shumë interesa sociale. Është një kandidat me potencial që duhet dhënë vëmendje në zgjedhje.
Tefik Rashiti, “Le Centre”, Nyon
I është bashkangjitur misionit të partisë “Le Centre”. Ai është një shembull që falë punës dhe përfaqësimit të ideve të tij politike, mund të jetë një zë për komunitetin shqiptar, si për interesat e tyre e detyrimisht, edhe për qytetarët tjerë zviceranë dhe të kombësive të tjera.
Tefiku është i vetmi shqiptar që rreth viteve 2000 ka qenë këshilltar komunal në Nyon.
Ai është një mekanik profesionist i cili posedon servisin e tij në qytetin e Nyon-it. Ka qenë dhe aktor i teatrit Kurora, shkruan albinfo.ch. Ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë për kulturën shqiptare në Zvicër.
Ka një drejtim të tij politik dhe është i vendosur për këtë dhe për një përparim të interesave për komunitetin shqiptar.
Tefiku lufton për një shoqëri të begatshme dhe të bashkuar.
“Ne duam të promovojmë pajtimin mes jetës profesionale dhe familjes dhe të ofrojmë më shumë fleksibilitet për kushtet e punës. Ne po luftojmë për të rritur numrin e çerdheve dhe ambienteve të kujdesit për fëmijët.
Ne duam të ruajmë një cilësi të lartë trajnimi për edukatorët dhe të ofrojmë kushte interesante të punës’’ shprehet ai.
Ermira Rexhaj, PS, Nyon
Për 20 marsin e vitit 2022 nuk ka vetëm kandidatë shqiptarë me përvojë të gjatë politike por siç përmendëm ka dhe të rinj e të reja që mundohen të japin kontributin e tyre në Zvicër. Një nga këto është edhe e reja 21 vjeçare shqiptare Ermira Rexhaj, shkruan albinfo.ch. Ajo ka dëshirë që zëri i saj të dëgjohet në zgjedhje, prandaj ka kandiduar për Parlamemtin e Kantonit Vaud nga komuna e Nyon-it.
Ajo është Anëtare e Këshillit Rinor të Qarkut dhe është pjesëmarrëse nën logon e Partisë Socialiste. Ermira ka studiuar në Nyon për ekonomi dhe jeton po ashtu në Nyon. Është herë e dytë që ajo përpiqet të marrë mbështetjen e votuesve.
Ajo mund të jetë një e re e zonja që të përfaqësojë problemet e rinisë, të komunitetit dhe zhvillimit të tij, me ide të reja, të kohës, të së ardhmes dhe të bashkëveprimit të duhur social.
“Së bashku, ne po luftojmë për një kanton me shërbime të forta publike për të gjithë. Me programin tonë të strukturuar, jemi të përkushtuar për cilësinë e jetës së popullatës në baza ditore dhe gjatë gjithë rrugëtimit jetësor!’’ shprehet mendimi i saj në Facebook.
Ajo është një shembull që duhet përkrahur dhe ndjekur! Është përfaqësuese e një brezit të ri që do të flasë e të marrë nisma për qytetarët!
Jeton Hoxha, PS, Lausanne Ouest
Jetoni është një tjetër shqiptar i suksesshëm që kërkon një vend në Parlamentin Kantonal të Vaudit. Është nga komuna e Pejës, ka diplomuar në komunën Renens në Vaud të Zvicrës. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin UNIL Lozanë, drejtimi Ekonomi dhe Menaxhim. Ai punon si përgjegjës në sigurimin social në komunë dhe është një zë i rëndësishëm i shqiptarëve aty, shkruan albinfo.ch. Njeri serioz dhe i përkushtuar në punën e tij. Asamblist në komunën e Renens që prej dhjetë vitesh, 2 mandate.
Është delegat i komunave për Sigurimin në Lozanë Ouest (Police, Polouest); Pjesëtar i zyrës së parlamentit në Renens; Delegat i komunës për komisionin regjional e ndërkomunal CRI dhe delegat i komunës për organizimin regjional të mbrojtjes civile. Është aktiv si kandidat në 7 komunat: Renens, Chavannes, Ecublens, Crissier, Villars-st-Croix, Bussigny, St-Sulpice dhe sigurisht që mbron interesat e shqiptarëve.
Një urë tjetër bashkimi midis shtetit të Zvicrës dhe Kosovës e Shqipërisë e për më shumë një aktivist i njohur për çështjet sociale, kulturën, përfaqësimin e ideve të tyre.
Kandidon gjithashtu me Partinë Socialiste dhe shpreson që zëri sa qëllimi i tij të votohet.
Mërgim Dibrani, PS, Yverdon
Ai është një shqiptar që vjen në logon e Partisë Socialiste për Këshillin Komunal në qytetin e Yverdon-it.
Pasi mbaroi shkollimin e detyruar, ka punuar në një punishte për 7 vite me radhë. Më pas vendosi të mbrojë interesat e njerëzve me aftësi të kufizuar, diçka që ka qenë gjithmonë afër zemrës sime siç shprehet edhe vetë Mërgimi.
Qëllimi i tij në politikë është që të garantojë integrimin e plotë dhe te ofrojë mundësitë e barabarta për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, duke hequr të gjitha barrierat për jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe civile në mjedisin e zakonshëm, shkruan albinfo.ch. Kush më shumë se ai mund të jetë një qytetar me përgjegjësi politike për të drejtat dhe nevojat e ngushtme të komunitetit shqiptar. Ai mund të jetë faktor i rëndësishëm i interesave të të gjithë qytetarëve.
Lorena Sheu, PS, Yverdon
Në këto zgjedhje edhe ajo i bashkohet si kandidate Partisë Socialiste. Fillimet e saj në politikë datojnë që prej vitit 2016 në Yverdon, ku tani vazhdon mandatin e saj te dytë si këshilltare komunale.
Ajo është 37 vjeçe, e martuar dhe nënë e 3 vajzave. Një grua dhe një nënë që mund të jetë dhe një kandidate e fortë për të drejtat gjinore, çështjet sociale dhe të zhvillimit ekonomik. Studimet e larta në master i ka kryer për Ekonomi dhe Menaxhim Biznesi.
Është e pasionuar mbas humanes dhe çështjeve të ndryshme sociale për të gjetur mundësinë e përparimit dhe të zhvillimit të tyre, shkruan albinfo.ch. Aktive ne shoqata te ndryshme qe punojne per integrimin e migranteve.
Ajo thotë që do të punojë me zell për një kanton të hapur, i cili do të jetë solid në fushën sociale dhe ekonomike. Ajo do të forcojë trajtimin e barabartë për të gjithë njësoj, do të përkushtohet për promovimin e pasurisë e kulturave te ndryshme të kantonit të Vaudit.
Qëllimi kryesor i kandidaturës së Lorenës është që të sjellë një pikëpamje ndryshe dhe eksperiencën e terrenit të ndryshëm ku ajo punon, në fushat si: juridike, të shendetit, edukimit, azilit dhe atë sociale. Ajo përfaqëson imigracionin, familjen, të drejtën e femrës dhe integrimin e saj në shoqëri, duke qenë dhe brez i parë këtu ne Zvicër. Falë kësaj eksperience ajo është një kandidate e rëndësishme që duhet parë me interes.
ZAMIRA BYTYQI
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë