Lajme

FMN: Konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja ekonomike globale

Konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja për rimëkëmbjen ekonomike globale, tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Ajo tha se FMN-ja është në proces të dërgesave prej 2.2 miliardë dollarësh që i janë ndarë si ndihmë Ukrainës.

Ajo, mes tjerash tha se është “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin që këto veprime ushtarake mund të kenë ndaj popullit të Ukrainës dhe se vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”.