Uncategorized
Gjermania heq 40 vende nga lista “e rrezikut të lartë”, mes tyre edhe Shqipërinë dhe Kosovën
Kështu, do të bëhet më e lehtë për udhëtarët që vijnë nga vende që nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë të kthehen në Gjermani
Qeveria federale e Gjermanisë ka vendosur të heqë pothuajse 40 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë të koronavirusit, duke filluar nga e diela (27 shkurt).
Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI), sipas të cilit do të bëhet më e lehtë për udhëtarët që vijnë nga vende që nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë të kthehen në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Asnjë vend nuk është klasifikuar rishtazi si zonë me rrezik të lartë, raporton dpa.de. Ndërsa vendet e caktuara të BE-së të hequra nga lista me rrezik të lartë janë: Belgjika, Bullgaria, Italia, Kroacia, Luksemburgu, Polonia, Suedia, Hungaria.
Vendet e mëposhtme janë hequr gjithashtu nga lista e rrezikut: Shqipëria, Antigua dhe Barbuda, Argjentina, Australia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Ekuadori, Grenada, Guajana, Iraku, Kolumbia, Kosova, Madagaskari, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Peruja, Filipinet, Moldavia, Shën Lucia, San Marino, Serbia, Seychelles, Surinami dhe Ukraina.
Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë nënkupton paralajmërimin në rast udhëtimi nga Zyra Federale e Jashtme për udhëtime turistike që nuk janë të dosmosdoshme, përcjell albinfo.ch. Ky klasifikim po ashtu e bën më të lehtë për turistët anulimin e udhëtimeve që tashmë janë rezervuar pa pagesë, por nuk nënkupton patjetër ndalim udhëtimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët