Lajme

Zvicra dënon agresionin rus

Ministria e Jashtme zvicerane ka lëshuar një deklaratë, duke dënuar ashpër veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “pushtim”.

Zvicra i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë “agresionin e saj ushtarak” dhe të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

“Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”, shkroi ministria e Jashtme në Twitter të enjten.

“E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet. Ne jemi shumë të shqetësuar për rrezikun për civilët e pafajshëm.”/Albinfo.ch