Futboll

BE thirrje UEFA-s që të anulojë zhvillimin e finales së ligës së kampionëve në Rusi

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Putinit për pushtim të Ukrainës

Eurodeputetja Viola von Cramon përmes një letre dërguar presidentit të UEFA Aleksander Ceferini ka kërkuar që të anulojë zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë.

“Pas situatës shqetësuese dhe kërcënimit për luftë të cilat po i provokon Rusia dhe vendimi nga presidenti Putin për të njohur dy rajonet seperatiste në Ukrainë, ne nënshkruesit e kësaj letra ju bëjmë thirrje juve personalisht dhe UEFA-s që të marrë veprime të përshtatshme dhe konsistente. Ne ju bëjmë thirrje që të mos e konsideroni Shën Petersburgun dhe qytetet tjera ruse si vende për gara ndërkombëtare të futbollit dhe të zgjedhni si hap të parë dhe urgjent një tjetër lokacion për finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj 2022. Për më tepër, ne apelojmë nga ju që të organizoni një mbledhje të veçantë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të përfunduar bashkëpunimin me Gazpromin si sponsor i UEFA-s dhe të konsideroni sanksionet kundër zyrtarëve rusë të cilët janë bashkëkryerës në shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në letër, transmeton Albinfo.ch.