Lajme
Numri i pacientëve me Covid 19 në spitalet e Bernës po rritet sërish
Aktualisht janë 246 persona me diagnozë Covid 19 në spitalet në kantonin e Bernës. Një javë më parë ky numër ishte 226 dhe para dy javësh, 238 persona
Ka pak më shumë pacientë me Covid 19 se një javë më parë janë regjistruar këtë javë në spitalet e Bernës. Këtë e tregojnë shifrat e fundit, të cilat Kantoni i Bernës i përditëson çdo të mërkurë, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, numri i të infektuarve me Covid-19 në repartet e kujdesit intensiv ka rënë.
Aktualisht janë 246 persona me diagnozë Covid 19 në spitalet në kantonin e Bernës. Kjo mund të shikohet në faqen e internetit për koronën, të kantonit të Bernës, të përditësuar të mërkurën, shkruan sda.ch.
Një javë më parë ky numër ishte 226, ndërsa para dy javësh ai ishte 238 persona.
Megjithatë, informacionet e fundit nga kantoni i Bernës tregojnë gjithashtu se numri i personave që janë në njësinë e kujdesit intensiv me Covid-19 ka rënë. Ky numër ka rënë nga 26 një javë më parë në 15 këtë javë.
11 prej tyre duhet të marrin frymë artificialisht.
13.3 për qind nga 15 pacientëve me Covid-19 në një njësi të kujdesit intensiv kanë pasur vaksinim të plotë. Për 231 personat në pavijonet normale, ky proporcion është 34.6 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha